Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes prezantoi një plan të detajuar për heqjen graduale të masave shtrënguese në vend, kundër pandemisë së koronavirusit.
Sipas rregullave të reja, dyqanet do të lejohen të hapin dyert duke filluar nga data 11 maj, shkollat do të nisin nga java e ardhshme, megjithëse kapaciteti i nxënësve në klasa do të ulet.
Pas orësh të gjata diskutimesh kryeministrja Wilmès prezantoi dhe planin që gradualisht do t’i japë fund izolimit të vendit që nisi që më 12 mars.
Dyqanet e para që do të hapen do të jenë ato të veshjeve me qëllim që njerëzit të përshtaten me rregullat e reja që iu kërkojnë qytetarëve belgë prej moshës 12-vjeçare të mbajnë maska në transportin publik. Dyqanet e tjera do të hapen një javë më vonë.
Shkollat do të kthejnë nxënësit në klasa, por nuk do të lejohen më shumë se 10 persona. Kafet dhe restorantet nuk do të rifillojnë nga puna përpara datës 8 qershor.
Deri në këto momente në Belgjikë raportohen mbi 44 mijë persona të prekur nga virusi, 6700 prej të cilëve kanë humbur jetën, pjesa më e madhe në qendrat e pritjes për të moshuarit.