Aktualitet Drama familjes shqiptare që sulmua në Athinë, pas gruas, vdes edhe burri

Drama familjes shqiptare që sulmua në Athinë, pas gruas, vdes edhe burri

Ka humbur betejën me vdekjen shqiptari 53-vjeçar që u sulmua me armë nga persona ende të paidentifikuar që i hynë në dhomën e gjumit në lagjen Peristeri të Athinës.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, kryefamiljari nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e armës dhe ka dhënë frymën e fundit në spital, ku ishte i shtruar fill pas ngjarjes së rëndë.

Ngjarja

Gjithçka ndodhi natën e 3 shkurtit.

Ora shënonte 02:00 kur në rrugën ‘Olympou’ në Athinë, në katin e dytë të një ndërtese, në apartamentin e një familjeje shqiptare ndodhi masakra.

Dy a tre persona të maskuar, hynë direkt në dhomën e çiftit shqiptar, teksa ata ishin duke fjetur dhe hapën zjarr.

Gruan e qëlluan me plumb në kokë dhe pastaj edhe burrin. Gruaja, 50-vjeçare vdiq menjëherë, kurse burri u dërgua rëndë në spital.

Autorët plagosën edhe djalin e familjes, një 27-vjeçar, ndërkohë që ai tentoi të hynte në dhomën e prindërve, kurse vajza 17-vjeçare nuk pësoi gjë, veç tmerrit dhe pamjes që do ta shoqërojë gjithë jetën.