Bota Britania ashpërson masat, e bën të detyrueshëm përdorimin e maskës

Britania ashpërson masat, e bën të detyrueshëm përdorimin e maskës

Britania ashpërson masat për të luftuar pandeminë koronavirus. Duke nisur nga kjo e premte, përdorimi i maskës mbrojtëse në dyqane do të jetë i detyrueshëm. Akoma është e paqartë se kush do të monitorojë sjelljen e qytetarëve në ambiente publike dhe nëse ka gjoba për shkelësit.

Por shumë shpejt, qeveria e kryeministrit Boris Johnson, do të prezantojë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e reja. Aktualisht lejohet grumbullimi i jo më shumë se 30 personave në hapësira private apo publike. Megjithatë kjo mund të ndryshojë.

Sipas asaj që raporton BBC, autoritetet mund të mbyllin atraksionet publike dhe vendet e pushimit si plazhet. Gjithashtu mund të pezullojnë dhe aktivitetet e pabeve, bareve dhe bizneseve të tjera nëse konsiderohen rrezik për përhapjen e Covid-19.