Një burrë në Kinë arriti të fitonte pafajësinë dhe të lirohej nga burgu pasi qëndroi 27 vjet prapa hekurave për një krim që nuk e kishte bërë kurrë.
Zhang Yuhuan pohon se ishte detyruar të pranonte vrasjen e dy djemve të rinj në vitin 1993 pasi ishte torturuar nga policia. Ai tashmë konsiderohet si i dënuari padrejtësisht që ka qëndruar më të gjatë në burg në Kinë.
Prokurorët që rihapën çështjen thanë se rrëfimi i tij kishte mospërputhje me rrethanat si kishte ndodhur krimi. Ai u la i lirë pasi Gjykata e Lartë zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme.
Vëzhguesit për të drejtat e njeriut bëjnë me dije se Kina po tregohet e gatshme për të ndrequr dënimet e gabuara, por vetëm ato kriminale dhe jo politike.