Edhe pse Ministria e Jashtme zhvilloi bisedime me ministrinë e Jashtme greke për të bërë të mundur vijimin e punës në pikën kufitare edhe pas orës 22:00, masë kufizuese e marrë për shkak të pandemisë, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve. Ora 22:00 ka shënuar mbylljen e kufirit të Kakavijës nga pala greke për të rifilluar sërish nesër në orën 06:00.
Qytetarët kanë mbetur ende në rrugë, gjendje që vazhdon prej tre ditësh, duke krijuar radhë kilometrike dhe sjellë shqetësime shëndetësore te shtresat vunerabël. Nga ora 14 deri në orën 22:00, Ministria e Jashtme njofton se për 8 orë kanë kaluar 1800 shtetas drejt Greqisë.