Kryesore Detajet e reja për grabitjen në Rinas, autorët kishin akses në email-in...

Detajet e reja për grabitjen në Rinas, autorët kishin akses në email-in e bankës

Grabitësit e 2.5 milionë euro mesditën e djeshme në një blind të një shoqërie private të sigurisë private mësohet se kanë pasur akses në emailin bankës.

Grabitësit kanë pasur informacion për sasinë e madhe të parave, kjo pasi dyshohet se emailet e shkëmbyera mes bankës dhe shoqërisë, kanë rënë në duart e tyre.

Nisur nga të dhënat e emaileve, grabitësit kanë siguruar informacion për itinerarin dhe makinat që do përdoreshin.

Gjithashtu, grabitësit kanë qenë të mirëinformuar që blindat ishin të përshtatur dhe që punonjësi i bankës nuk i shoqëronte.

Arrestimet

Një ditë pas grabitjes së dy automjete që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Po ashtu autoritetet i kanë hequr licencën kësaj Shoqërie Private të Sigurisë Fizike.

Policia thotë se rreth orës 13:24, të ditës së enjte disa persona të paidentifikuar, kanë grabitur dy automjete në dukje të blinduara që po transportonin kartëmonedhat drejt Rinasit.

Në vendngjarje efektivët kanë gjetur plot 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56, që do të thotë se është qëlluar nga dy armë të ndryshme.

Përveç 5 të arrestuarve ditën e djeshme, në pranga ka përfunduar dhe Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë dhe me detyre drejtues teknik i SHPSF.

Të arrestuar të enjten

-Xhelil Metaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF

-Gentian Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF

-Perparim Logu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF

-Endrit Daçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer i shoqërisë

-Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer i shoqërisë

Autorët pas grabitjes u larguan me dy automjetet e tyre, ndërsa më pas i vunë zjarrin makinave.