Gjykata e Posaçme ka lënë sot të pandryshuar masën e “pezullimit nga detyra” të Artan Shkëmbit.
Kreu i Operacionit Forca e Ligjit u pezullua nga detyra me firmë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Gjykata kishte vendosur pezullimin e tij pasi partnerët ndërkombëtarë dërguan informacione pranë Prokurorisë së Posaçme se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion.