Bota Kreu i republikanëve në Senat tregon se pse “nuk shkel” në Shtëpinë...

Kreu i republikanëve në Senat tregon se pse “nuk shkel” në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Komitetit Republikan të Senatit, Mitch McConnell, i cili njihet dhe si një aleat i presidentit Donald Trump, tha se ai ka shmangur Shtëpinë e Bardhë që nga gushti për shkak të vigjilencës së pamjaftueshme aty  kundër COVID-19.

“Unë nuk kam qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga 6 gushti. Kam përshtypjen se mënyra e tyre e trajtimit (të virusit) është e ndryshme nga e imja dhe nga ajo që unë sugjerova në Senat, dhe kjo është mbajtja e maskës dhe mbajtja e një distance fizike”, tha McConnell, senator i Kentucky.

Trump doli pozitiv për koronavirusin një javë më parë, ndaj dhe kaloi tre ditë në spital para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Gruaja e Trump, Melania është gjithashtu e infektuar.

Një numër këshilltarësh dhe punonjësish të Shtëpisë së Bardhë janë infektuar me virusin koronar, kryesisht pasi njoftuan emërimin e një gjykatëseje të re të Gjykatës së Lartë, gjithashtu  dhe ajo e infektuar.

Shtëpia e Bardhë gjithnjë e më shumë duket si një vatër COVID dhe për këtë arsye është shënjestra e kritikave për menaxhimin e krizës sanitare.

Vetë Trump organizoi disa ngjarje pa mbajtur një distancë fizike dhe pa maskë.