Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me koktejl “molotov” godinën e Instituti “Robert Koch”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Rojet e sigurisë tregojnë se arritën t’i dallonin agresorët që sulmuan institutin që këshillon qeverinë për masat e nevojshme kundër pandemisë së koronavirusit, por pa mundur t’i identifikonin.
Ditët e fundit Gjermania ka shënuar një rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus ashtu si pjesa tjetër e Europës. Gjatë së shtunës u regjistruan mbi 10 mijë të infektuar, ndërkohë që viktimat arritën në 10 mijë.
Një pjesë e madhe gjermanëve i kanë mbështetur rregullat e njoftuara nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë, por ka pasur dhe një pjesë tjetër që ka protestuar kundër tyre. Marshimet kanë tërhequr njerëz të ndryshëm nga ata që kundërshtojnë vaksinën deri tek ata që i konsiderojnë masat si shkelje të të drejtave të njeriut.