Forcat afgane kanë vrarë Abu Muhsin al-Masri, i cili ishte një nga udhëheqësit më të lartë të Al Kaedës. Ai ishte në listën e terroristëve më të kërkuar nga FBI, bëri të ditur Drejtoria Kombëtare e Sigurisë e Afganistanit.
Po ashtu, lajmi është konfirmuar edhe nga Chris Miller, i cili është kreu i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Largimi i tij nga fusha e betejës është një pengesë e madhe për një organizatë terroriste, që vazhdimisht po përjeton humbje të rëndësishme. Vrasja e al-Masri tregon se organizata është zvogëluar ndjeshëm”, ka thënë Miller.
Al-Masri është akuzuar në Shtetet e Bashkuara se ka siguruar mbështetje material për organizatën terroriste për të kryer vrasje në SHBA. Ai u vra gjatë një operacioni special në provincën Ghazni, ndërsa besohet të jetë personi i dytë më i rëndësishëm i Al Kaedës.