Sport Liga i jep fund bojkotit, Superiorja nis më 4 nëntor

Liga i jep fund bojkotit, Superiorja nis më 4 nëntor

Liga Profesioniste e futbollit ka vendosur sot t’i japë fund bojkotit dhe të nisë kampionatin e Kategorisë Superiore më 4 nëntor.

Vendimi erdhi pas përgjigjes zyrtare të të mandatuarit të qeverisë për negociatat, Fidel Ylli, i cili një ditë më parë siguroi se të gjithë kërkesat do të realizohen nga kryeministri Edi Rama, por klubet duhet patjetër t’i japin fund bojkotit.

“Bojkoti e ka realizuar qëllimin e tij sepse e ka sjellë çështjen për diskutim. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë për t’i përmirësuar gjërat ashtu siç duhet”, tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pas takimit.

“Urojmë që sa më shpejt të zgjidhen problemet”, shtoi Duka.