Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame i është përgjigjur interesit të gazetarëve nga Korça lidhur me ndryshimet në Kadastrën e Vlorës. Sipas tij interesi i lartë për tokat e bregdetit ka sjellë ndryshmet ne kadastrat bregdetare.
Lame thekson se ka pasur presione të ndryshme, pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit.
“Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit”.
Ai paralajmëron ndryshime të tjera në Kadastrën e Vlorës.
“Ndryshimet do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri në punonjësi me i ulët”.
Lame sqaroi edhe deklaratën e mëparshme, ku citonte se korçarët janë frikacakë. Nga zyrat e reja të hipotekës se Korçës, ai tha se kishte nënkuptuar që korçarët kanë frikë nga ligji dhe mediat e kanë keqinterpretuar deklaratën e tij.