Me afrimin e festave, një burrë i moshuar zgjohet çdo mëngjes në orën 6:30 për t’iu nënshtruar një stërvitjeje të ashpër.
Ngritja e peshave, jo më në një moshë të re, ka një qëllim të qartë: ta bëjë akoma me speciale Krishtlindjen e mbesës së tij. Askush nuk po i kuptonte sforcimet e gjyshit pse po bënte ngritje peshash, por në fund tw videos do ta kuptoni.
Reklama është bërë nga kompania farmaceutike DocMorris, me bazë në Holandë. Mesazhi në fundin e videos është ky: “Në mënyrë që të mund të kujdeseni për atë që ka me të vërtetë rëndësi në jetë: kaloni kohë pa shqetësime me ata që doni”.