Organizata Botërore e Shëndetësisë iu bëri apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi gjatë Krishtlindjeve. Kreu i Zyrës Rajonale për Europën thotë se, “nuk ia vlen të rrezikohet”, pasi mund të infektoheni me Covid-19.
Në një deklaratë, doktor Hans Kluge, thotë se duhet të bëhet një sakrificë e fundit gjatë pak muajve të ardhshëm. “Kur të shohim pas në këto kohëra të paprecedenta, shpresoj që të gjithë ne të ndjejmë që kemi vepruar në shërbim të njerëzimit për të mbrojtur ata në nevojë”.
Kluge shton se pandemia shkatërruese ka goditur komunitetet në kontinentin e vjetër dhe paralajmëroi ndikimin shqetësues në shëndetin mendor të qytetarëve.
“Covid-19 ndau familjet dhe komunitetet si dhe solli falimentim të shumë bizneseve”, përfundon zyrtari i OBSH.