Policia e Vlorës ka arrestuar një 54-vjeçar, dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij 19-vjeçar, banues në Gorishtë.
Sikurse njoftohet nga uniformat blu, babë e bir, kanë goditur për shkak të detyrës dy punonjës të OSHEE-së.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.