Britania e Madhe ka zbuluar mutacionin e dytë të rrezikshëm të koronavirusit, pas mutacionit të parë që shkaktoi mbylljen totale të Anglisë pak ditë më parë.
Ministri britanik i Shëndetësisë, tha se janë zbuluar dy raste të mutacionit të dytë në Mbretërinë e Bashkuar, që mendohet se e kanë origjinën nga Afrika e Jugut.
“Të dyja janë kontakte të rasteve që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut gjatë javëve të fundit”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Ministri e konsideron situatën “shqetësuese” duke u shprehur se ky mutacion i dytë i koronavirusit është “më i transmetueshëm” se sa varianti i parë, raporton “The Mirror”.
Ai urdhëroi të gjithë qytetarët që kanë qenë në Afrikën e Jugut dy javët e fundit dhe janë kthyer në Britani, se duhet të izolohen menjëherë.
“Ky variant i ri është mjaft shqetësues sepse është akoma më shumë i transmetueshëm dhe duket se ka pësuar më shumë mutacion se varianti i parë që është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh ministri britanik i Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock deklaroi se normaliteti do të rikthehet përpara vitit 2022.