Ndërsa e gjitha bota po përballet me makthin e pandemisë së Covid-19, që e ka bërë njerëzimin të kalojë një ndër vitet më të vështira në histori, e gjithë vëmendja është kthyer nga shkenca. Një ndër shpikjet e saj janë edhe testet antigenike te shpejta (PCR), për të diagnostikuar sa më shpejt qytetarët pozitivë me Covid-19, për të shpëtuar jetën e tyre, por edhe për të mos infektuar personat e tjerë.
Tashmë këto teste përdoren edhe për të mundësuar lëvizjen e qytetarëve në shtete të ndryshme.
Por diçka e pabesueshme ndodhe në pikën kufitare të Muriqanit: Nuk pranojnë testet e shpejta Antigenike, ndryshe PCR Rapid Test, edhe pse i njeh tërë Europa.
Arsyetimi është absurd. Në këtë pikë njohin vetëm PCR e ofruar nga tre operatorë privatë, të licencuar natyrisht, por nuk njohin madje as PCR e ofruar nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë. Pra, njohin testet e sipërmarrjeve private, por jo testet e një instituti shtetëror.
Për këtë arsye, me dhjetëra qytetarë, edhe pse kishin rezervuar hotelet për festat e fundvitit, janë kthyer pas në mënyrë të paprecedentë, vetëm se nuk kishin testin e preferuar të kësaj pike kufitare. Tashmë testet janë kthyer edhe në biznes.