Bota Vdes spiuni i dyfishtë sovjetik i Luftës së Ftohtë, George Blake

Vdes spiuni i dyfishtë sovjetik i Luftës së Ftohtë, George Blake

George Blake, ish-oficeri i MI6 dhe një nga agjentët më famëkeq të Luftës së Ftohtë, ka vdekur në moshën 98 vjeçare, kanë njoftuar mediat ruse, raporton BBC.

Gjatë nëntë viteve, spiuni sovjetik dorëzoi informacione dhe çoi në zbulimin e tradhtisë e të të paktën 40 agjentëve të MI6 në Europën Lindore.

Ai u burgos në Londër në 1960, por u arratis në 1966 dhe iku në Rusi. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse tha se Blake “kishte një dashuri të sinqertë për vendin tonë”.

Blake lindi më 11 nëntor 1922 në qytetin holandez të Roterdamit. Babai i tij ishte një hebre i cili kishte luftuar me ushtrinë britanike gjatë Luftës së Parë Botërore dhe kishte marrë shtetësinë britanike.

Vetë Blake punoi për rezistencën holandeze gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të arratisej në Gjibraltar të kontrolluar nga britanikët. Më vonë, për shkak të prejardhjes së tij, iu kërkua të bashkohej me shërbimin e inteligjencës.

Blake në 1953

George Blake u bëri dëme të mëdha operacioneve të inteligjencës britanike gjatë Luftës së Ftohtë, duke tradhëtuar agjentë dhe operacione sekrete dhe duke treguar se KGB mund të drejtonte agjentë brenda zemrës së shtetit britanik.

Arsyet prapa veprimeve të Blake ndonjëherë dukeshin misterioze, veçanërisht rekrutimi i tij fillestar.

Në 1995, arratisja e Blake nga burgu u bë fokusi i filmit Cell Mates, me protagonistë Stephen Fry dhe Rik Mayall.