Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ku ka humbur jetën një fëmijë 7 vjeç.
Sipas policisë, vajza e mitur është përplasur nga një makinë. Për pasojë, 7-vjeçarja A.C. humbi jetën menjëherë.
Drejtuesi i mjetit me iniciale E.Sh. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.