Politika Rama: Përse e kërkojmë mandatin e tretë

Rama: Përse e kërkojmë mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama renditi gjatë nisjes së fushatës së PS-së arsyet se pse i duhet qeverisë një mandat i tretë. Ai u shpreh se një 4-vjeçar tjetër në drejtimin e punëve të vendit i duhet që të bëjë të pakthyeshme të gjitha reformat e nisura.

“Ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi, ne nuk mund t’i thërrasim njerëzit për t’i vënë në rrezik. Dhe mbi të gjitha përveç se të vëmë në rrezik ata që thërrasim, të çojmë mesazhin më të gabuar te ata që na shohin. Mesazhin e tmerrshëm se kush është më lart, mund të sillet si të dojë me shtetin, mund të sillet si të dojë me ligjin, me njerëzit  madje e ka kaq natyrë të dytë këtë, sa edhe kur bëhet fjalë për një luftë mes jetës dhe vdekjes nuk do t’ia dijë se mund të mbjellë vdekjen në trupin e atyre që mbledh rreth e rrotull dhe përçon mesazhin e vdekjes kudo tek ata që e shohin të mbledhur ashtu rraqe, rraqe kiki-ko. Siç thoshim dikur kur s’kishim iPhone dhe iPad për të luajtur si fëmijë.

Mandati i tretë i PS nuk është qëllim në vetvete, nuk është inerci për nevojën apo dëshirën për pushtet. Mandati i tretë i PS nuk është për PS dhe për ata që e përfaqësojnë, si deputetë, si ministra, si kryetarë bashkish, si anëtarë të këshillit bashkiak. Mandati i tretë i PS nuk është për karrigen e askujt, përfshirë dhe timen. Mandati i tretë i PS është që Shqipëria të mos kthehet më kurrë mbrapa sepse me mandatin e tretë i bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës. Mandati i tretë i PS, bën të pakthyeshme Reformën në Drejtësi dhe ardhjen në fuqi të një drejtësie të re, e kundërta do të thotë humbje e gjithë këtyre përpjekjeve, çuarje dëm e të gjithë këtyre sakrificave dhe kthim përsëri aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më. Mandati i tretë i PS do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë  dhe që çështja e pronës e cila me kaq shumë mund, përpjekje, durim është futur më në fund në mbylljen e rrugës përfundimtare si një problem në mes të sofrës shqiptare, të mos vihet më në diskutim. Mandati i PS do të thotë që politika nuk do të mund t’u bëjë më asgjë, as mësuesve as mjekëve, as infermierëve e as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre, e kundërta do të thotë rikthim mbas dhe varje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi dhe mbi të gjitha të mësuesve, mjekëve, infermierëve, punonjësve të policisë, ushtarakëve. Mandati i 3 i PS është që taksa e sheshtë të mos guxojë të kthehet më si një fantazmë kërcënuese për të gjithë ata që fitojnë më pak në këtë vend dhe që taksimi i ndershëm të afirmohet përfundimisht si parim që kush fiton më shumë duhet dhe do paguajë më shumë, kush fiton më pak duhet dhe do paguajë më pak. Si mundet tu jepet atyre një shans tjetër. Mandati i tretë i PS, është heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi të kenë një shans tjetër për ta marrë zvarrë Shqipërinë për llogari të tyre. Dhe natyrisht kur vjen puna edhe Luli nuk ka si e merr një shansë, se edhe Luli nuk është Luli. Luli është Saliu, Luli është Iliri, Luli është Monika”, tha Rama.

Rama zbulon pse vaksinat nuk erdhën me avionin ushtarak turk

Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se mandati i tretë nuk i duhet për pushtet, por për t’i shtuar kapacitetet Shqipërisë. Ai u shpreh se në planin e veprimit vendi duhet të ketë 4 aeroporte. Sipas kreut të qeverisë, fakti që kemi një aeroport të madh, bëri që ditën e sotme vaksinat kineze të mos vinin me një avion ushtarak turk.

Po ashtu sipas kryeministrit fakti që aktualisht aeroporti i Rinasit nuk lejon dot nisjen e fluturimeve me Amerikën do të bëjë që gjatë mandatit të tretë të realizohen.

“Mandati i tretë nuk është për të vazhduar, por për të përshpejtuar, nuk është për të shtuar vitet tona në qeverisje, por për të shtuar kapacitet e Shqipërisë. Mandati i tretë ka në planin e veprimit, 4 aeroporte dhe sot që flasim njëri prej tyre është në përfundim brenda pak ditësh në Kukës. Tjetri për shkak të vonesave që ishin objektive, jo subjektive fillon nga puna së shpejti. Tjetri më poshtë në Sarandë është edhe ai pjesë e këtij mandati. Dhe me eksperiencën e të parit do ta kemi shumë më të lehtë. Ashtu sikundër i 4, ai i Tiranës më në fund do të bëhet aeroporti që meritojnë të gjithë shqiptarët, që nga infrastruktura. Ne sot i sollëm vaksinën me “Air Albania” se avioni ushtarak turk nuk ulej dot në pistën tonë sepse aeroporti jonë nuk na lejon dot të fillojmë dhe fluturimet me Amerikën me “Air Albanian”. Jo vetëm cilësinë, por dhe çmimet do të vijnë aty ku duhet. Kusht do t’i bëjë këto, kush tjetër përveç nesh dhe si mund të bëhen ndryshe pa mandat të tretë”, tha Rama.