KQZ njofton se 48.59% e qytetarëve kanë ushtruar sot, të drejtën e tyre për të votuar.
Tirana rezulton qarku me pjesëmarrjen më të lartë (mbi 54%).
Në Qarkun Tiranë janë hedhur rreth 30 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2017.
Ndërsa rekordin negativ e mban Vlora, ku pjesëmarrja në nivel qarku nuk i arrin 35%.
Pjesëmarrja e lartë u përshëndet nga ambasadorët që kaluan ditën duke udhëtuar nëpër të gjithë Shqipërinë për të vrojtuar ecurinë e procesit të votimit.
Në qarkun e Beratit kanë votuar 43.4 %, e zgjedhësve.
Në Durrës: 43.34 %,
Në Dibër: 52.95%.
Në Elbasan: 49.44 %,
Në Fier: 44.99 %,
Në Gjirokastër: 42.92 %,
Në Korçë: 43.43 %,
Në Kukës: 48.47 %,
Në Lezhë: 43.87 %,
Në Shkodër: 41.8 %,
Në Tiranë: 54%
Në Vlorë, pjesëmarrja e votuesve mbetet e ulët, me 34.05 %.