Kryesore “Meta mund të japë dorëheqjen nesër, po përgatit fjalimin”

“Meta mund të japë dorëheqjen nesër, po përgatit fjalimin”

Gazetari Arian Çani tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se presidenti Ilir Meta pritet që të japë nesër dorëheqjen.

Duke iu referuar burimeve të tij, Çani tha se Meta po përgatit fjalimin e dorëheqjes dhe po pret të mbarojë procesi i numërimit.

“Meta nesër mund të japë dorëheqjen. Burime të brendshme thonë se Meta është duke përgatitur fjalimin. Meta është duke bërë gati fjalimin”, tha Çani.

Pse fitoi PS? Çani: E prisja këtë rezultat, Rama nuk është qenie politike normale

Arjan Çani tha më tej se PS forcë e parë nuk është aspak surprizë për të teksa thekson se madje e priste këtë gjë. Ndër të tjera ai shprehet se ky rezultat nuk ka ardhur nga paaftësia e Lulzim Bashës ashtu siç shumica mendojnë, por sipas tij qëndron tek fuqia e veçantë që e karakterizon Ramën.

“Edhe po të dilnin barazim për mua do ishte humbje. Dhe mund të them se i prisja këto rezultate. E kam thënë dhe publikisht. Unë e kam pritur për arsye të tjera. Shumë kolegë e besojnë se arsyeja pse nuk pati frymë fajësojnë paaftësinë e Lul Bashës. Nuk kishte asnjë shpresë se do kishte rotacion.

Unë besoj se arsyeja qëndron te teza ime, të cilën e kam thënë shpesh, por duket sikur unë bëj shaka apo humor. Unë kam vite që e them se Edi Rama nuk është qenie politike normale është një krijesë tjetër që nuk mund ta fusim te politikanë të mëdhenj të fortë etj është diçka tjetër. Kushdo që do ishte në vend të Lul Bashës nuk do e arrinte dot. Unë këtë e kam bindje. Dhe e di që jam në minorancë me këtë tezë por nisem nga disa të dhëna që i di vetëm unë, njoh personazhin, kam informacione.

Lajmi është që Rama fiton mandatin e tretë. Për herë të parë kemi të bëjmë me një personazh përtej politikës është vështirë të gjesh një emër ka rrokur gjithçka në mënyrë demokratike duke u mbështetur nga të huajt, reforma në drejtësi e ka rrokur, mediat, administrata”, u shpreh Çani.

Nano: Basha një “star” në fushatë, do të fitonte më shumë mandate pa agresionin e Metës

“Basha ishte një “star” në fushatë dhe tregoi se moderacioni funksionin në Shqipëri”. Kështu u shpreh analisti Mustafa Nano në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV teksa vlerësoi fushatën e kryedemokratit Lulzim Basha më të mirë se të kryeministrit Edi Rama.

Nano tha se nëse nuk do ndodhte ngjarja e Elbasanit dhe nuk do ishte Ilir Meta me agresionin e vet në opozitë, PD do të kishte marrë shumë më tepër mandate.

“Sipas meje përgjigja është shumë komplekse. Në fakt Bashën për herë të parë e kam pëlqyer gjatë kësaj fushate, më të mirë se Rama dhe në fund mendoj se është shpërblyer me një rezultat më të mira nga ç’e prisja ndërkohë që kanë në aleancë me Monikën dhe kanë bërë një numër gabimesh që me djegien e mandateve. Gjatë fushatës ka qen një “star” dhe tregoi moderacion dhe ky moderacion funksionin në Shqipëri. Nëse nuk do ndodhte ngjarja e Elbasanit dhe nuk do ishte Meta me agresionin e vet do merrte edhe më tepër. Fushata e tij është pëlqyer edhe nga ata të PS. Unë nuk e preferoj si personazh, e quaj pa dinjitet. Unë kam kohë që e kam konsideruar Ramën lider të dobët por ai ka pasur përballë Bashën dhe Metën”, tha Nano.