Aktualitet Kush është efektivi i RENEA-s i kapur me 1 kg kokainë

Kush është efektivi i RENEA-s i kapur me 1 kg kokainë

Efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi, është vënë në pranga bashkë me dy persona të tjerë gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në periferi të Tiranës.

Operacioni është iniciuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit pas informacionit se efektivi ishte përfshirë në trafik droge.

Për këtë arsye, efektivi ka qenë në vëzhgim dhe ndalimi i tij bashkë me dy të tjerët është bërë ndërsa po transportonin kokainën me një automjet.

Gjatë kontrollit në automjet policia ka sekuestruar një sasi prej 1 kg kokainë dhe ka arrestuar efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçi.

Dyshimet janë se punonjësi i polici kishte rolin e transportuesit në grupin e trafikut të kokainës. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk dihet se cili do të ishte destinacioni final i drogës.