Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur në Shëngjin ku 4 persona u zunë me grushte. Bëhet fjalë për dy vëllezër nga Kosova dhe dy vëllezër të tjerë nga Lezha.
Siç shihet në këtë video, dy djemtë i janë qepur nga pas dy të tjerëve, njëri prej tyre me shkop në dorë. Gjithçka ka nisur në plazh, ku djemtë janë zënë për një vajzë. Konflikti ka vijuar me përdorimin e sendeve të forta deri në rrugë, ku pushues të shumtë janë bërë dëshmitarë të pamjeve të sherrit.
Në konflikt janë përfshirë Çlirim dhe Qëndrim Zeneli, banues në Kosovë, dhe Amarildo dhe Adriano Jushi, banues në Shëngjin.
Si pasojë e këtij sherri të gjithë kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim ku tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë kundër tyre rëndon akuza për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bashkëpunim.