Aktualitet Veliaj njofton miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

Veliaj njofton miratimin e lejes për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën me dije se Këshillit Kombëtar i Territorit ka miratuar sot lejen për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG)”,  shkruan Veliaj në “Facebook”.

Ky vendim i KKT-së vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk ka zbardhur ende vendimin në lidhje me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta për prishjen e godinës së mëparshme.

Presidenti i Republikës ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb me datë 17 maj të vitit 2020, pak orë para se të gdhinte, ndërsa aktivistët për mbrojtjen e tij ishin në ambientet e teatrit.