Një 82-vjeçare që i ishte mohuar shansi për të qenë astronaute për shkak të gjinisë është përzgjedhur nga Jeff Bezos për udhëtimin e tij në hapësirë këtë muaj.
Wally Funk do të bëhet njeriu më i madh në moshë që të ketë shkuar në hapësirë ditën e 20 korrikut, kur ajo dhe Jeff Bezos do t’i drejtohen hapësirës me anijen kozmike “New Shepard” të ndërtuar nga kompania e Bezos, “Blue Origin”. Ajo ishte një nga gratë që në vitet 1960 ndoqën trajnime astronautike të financuara privatisht, por që nuk iu dha kurrë mundësia të fluturonin. Asokohe, rregullat e NASA-s thoshin që vetëm meshkujt lejoheshin të fluturonin si pilotë testues apo astronautë.
“Asgjë nuk më ka penguar dot kurrë. Ata thanë ‘Je vajzë, nuk mund ta bësh dot këtë’. Unë iu thashë ‘Epo nuk ka rëndësi se çfarë je’. Mund ta bësh nëse do që ta bësh dhe mua më pëlqen të bëj gjëra që askush nuk i ka bërë”, shkroi Funk në një video në Instagram të postuar nga Jeff Bezos.
Ndërsa ky i fundit shkroi si diçiturë “Askush nuk ka pritur më gjatë për të shkuar në hapësirë. Mirë se erdhe në ekuipazh, Wally. Jemi të lumtur që do të na bashkohesh në udhëtimin tonë më 20 Korrik”.
Wally Funk është lindur në Nju Meksiko dhe është aviatore.
Ajo është femra e parë instruktore e fluturimit në Ushtrinë e SHBA-ve dhe femra e parë hetuese për sigurinë ajrore për Bordin e Transportit Kombëtar të Sigurisë.