Politika Yuri Kim drejt largimit nga Tirana?

Yuri Kim drejt largimit nga Tirana?

Kohët e fundit po komentohet në rrugë jozyrtare se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, do të largohet nga Tirana pas përfundimit të mandatit.

Mediat në Korenë e Jugut shkruajnë se Yuri Kim mund të jenë përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në këtë vend.

Yuri Kim e nis detyrën e saj si ambasadore në Tiranë në janar të vitit 2020.

Sipas medias “Korean Broadcasting System“, diplomati Chris Del Corso do të shërbejë si ambasador i përkohshëm në Seul, por në të ardhmen do të zëvendësohet.

Del Corso, gruaja e të cilit është me origjinë koreane, më parë ka shërbyer në misionin e SHBA në Korenë e Jugut për rreth katër vjet.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim dhe ish-komandanti i forcave amerikane të Koresë, Vincent Brooks, thuhet se janë midis atyre që po merren në konsideratë për postin.