Në Gjermani nga data 1 Gusht kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit, ku ndryshime kanë pasuar dhe kushtet për udhëtimin e qytetarëve shqiptarë.
Ambasada gjermane në Tiranë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të njihen me rregullat e reja përpara se të nisen për udhëtim.
Nga data 1 Gusht të gjithë udhëtarët për të hyrë në Gjermani tani kanë nevojë për një test që tregon se nuk jeni të prekur me koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid-19.
Gjermania deri tani njeh katër vaksina, Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, ndaj duhet të siguroheni që jeni vaksinuar me një prej tyre që të lejoheni të udhëtoni drejt këtij vendi.