Aktualitet Policia greke i prish pushimet Anxhela Martinit

Policia greke i prish pushimet Anxhela Martinit

Pushimet e kësaj vere në Mikonos nuk po i shkojnë edhe aq mirë modeles së famshme shqiptare Anxhela Martini. Mediat greke shkruajnë se i bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragosh Savulesku u vu në pranga pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga interpoli.

Miliarderi rumun akuzohet për korrupsion dhe përvetësim të fondeve shtetërore në vendlindjen e tij. Prej vitit 2019, ai ndodhet në arrati dhe jeton shumicën e kohës në Itali me 35-vjeçaren shqiptare, pasi një gjykatat e dënoi me të paktën 5 vite burg me këto akuza.

Suvalesku konsiderohet si bashkëpunëtori kryesor i ish-kryebashkiakut të Kostancës Radu Mazare në përvetësimin 114 milion eurove nga fondet publike. Në atë proces u shpallën fajtorë edhe të pandehur të tjerë.

Sipas mediave rumune, arrestimi në Mikonos i milionerit që kërkohej për abuzime me fondet publike në vendin e tij, u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në instagram nga pushimet në Mykonos.

Mediat greke shkruajnë se, çifti po shpenzonte shuma marramendëse në restorante luksoze e jahte. Policia greke e arrestoi pikërisht gjatë një lundrimi me Jaht, ku ai bëri edhe rezistencë. Veç bizneseve të shumta në pronësi, Suvalesku është edhe aktor dhe producent filmash.