Kryesore Dyfishohet numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri

Dyfishohet numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 220 raste të reja me COVID-19 në 5536 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete për shkak të virusit.

Numri më i madh i infektimeve ditore janë regjistruar në Tiranë, 67 raste.

17 raste janë identifikuar në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Divjakë, Përmet, Peqin, Gramsh, Përrenjas.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.