Bota 3 të vrarë dhe 12 të plagosur në Afganistan pas përplasjeve për...

3 të vrarë dhe 12 të plagosur në Afganistan pas përplasjeve për flamujt

Të paktën 3 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur të mërkurën në Afganistan, pasi talebanët qëlluan mbi një turmë njerëzish që kishin rrëzuar flamurin e tyre në qytetin lindor të Jalalabad.

Një flamur taleban bardh e zi që valëvitej në një rrethrrotullim në Jalalabad, i vendosur pak ditë më parë, rreth 115 km në lindje të kryeqytetit Kabul, u hoq dhe u zëvendësua me flamurin e qeverisë së mëparshme afgane të mërkurën në mëngjes.

Kjo solli edhe reagimin e talebanëve, të cilët hoqën flamurin e qeverisë afgane dhe qëlluan me armë zjarri ndaj turmës së qytetarëve.

Gjithashtu të mërkurën, një statujë e një udhëheqësi të shquar të milicisë myslimane shiite, i cili luftoi kundër talebanëve gjatë luftës civile afgane në vitet 1990, u shkatërrua në provincën qendrore.

Talebanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit dhe vetëm aeroporti në Kabul po drejtohet nga Shtetet e Bashuara të Amerikës. Një pjesë e popullsisë afgane është shpërngulur nga vendi drejt SHBA-së dhe shteteve të Evropës.