Nuk janë të shumtë ata që prisnin një fillim kaq të vështirë të sezonit për Juventus-in e Massimiliano Allegri-t.
Giovanni Galeone, ish-trajner dhe mik i Allegri-t, ka folur për Radio Kiss Kiss Napoli, duke shpjeguar se cilat janë vështirësitë me të cilat po përballet Max:
“Nuk e prisja që Juventus të kishte vetëm një pikë në dy javët e para të kampionatit. Allegri më ka thënë se duhet të punojë shumë me bashkëpunëtorët e tij te lojtarët. Futbollistët kanë luajtur me ide të ndryshme futbolli në vitet e fundit dhe duken të hutuar”, ka thënë Galeone.
“Problemi i futbollistëve të Juventus-it sot është se të gjithë bëjnë atë që duan dhe Allegrit i duhet më shumë kohë. Trajneri e di këtë dhe ka folur me drejtuesit. Ka patur një ballafaqim”.