Pas të paktën 3 muajsh vogëlushja Amal mbyll udhëtimin e saj në Europë.
Kukulla gjigante 3.5 metra e lartë ka përshkruar 4970 milje në të gjithë Europën për të arritur në destinacionin e fundit Mançester të Britanisë së Madhe, ku do të qëndrojë deri në fillim të muajit nëntor.
Amal argëtoi shumë fëmijë e njerëz në vendet ku ndaloi në Romë, Francë, Gjermani por duke çuar një mesazh të fortë, të ndihmohen fëmijët refugjatë.
Amal ndaloi në plot shtatë shtete europiane, por ajo edhe u argëtua nga mikpritja që ju ofrua.
Gjatë udhëtimit vogëlushja që simbolizon një vajzë siriane 9-vjeçare ishte në kërkim të nënës së saj.
“Ajo përfaqëson të gjithë fëmijët që kanë qenë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, disa janë larguar me familje, të tjerë kanë ikur vetëm në kërkim të një jete më të mirë në një tjetër shtet, në kërkim të sigurisë, në kërkim për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Sarah Loader, menaxhere e projektit.
Amal e nisi rrugëtimin në 27 korrik nga Gaziantep në Turqi, një zonë në kufi me Sirinë.