Restorantet më të shtrenjta në Europë janë ato në qytetin e Oslos, të Kopenhagenit dhe të Bergenit. Dy nga këto qytete, Oslo dhe Bergen janë të Norvegjisë.
Ndërkohë që një restorant në Danimarkë u zgjodh restoranti më i mirë në botë për 2021. Madje pronari i këtij restoranti të quajtur NOMA, është shqiptar, Rene Rexhepi.
Për dy persona në Oslo dhe në Bergen një vakt kushton mesatarisht 66,48 euro, kurse në Kopenhagën kushton 63 euro.
Ndërsa, tre qytetet me restorantet më të lira në botë janë Stambolli, Shën Petersburgu dhe Budapesti.
Restorantin më të lirë e gjen në Turqi, ku një vakt për dy persona kushton 17,42 euro, në Shen Petersburg 21,6 euro dhe në Budapest rreth 22,5 euro.
Studimi u krye nga Maxima Kitchen, duke përdorur te dhëna për koston e jetesës nga Expatistan dhe Numbeo.