Tani është zyrtare, Tottenhami i Antonio Contes është jashtë Ligës së Konferencës. Konfirmimi vjen UEFA, që ka vendosur t’i japë fitoren në tavolinë 3-0 ekipit francez të Rennes.
Ndeshja u shty fillimisht për shkak të disa rasteve me koronavirus në radhët e ekipit londinez. Data e rikuperimit të ndeshje u caktua 9 dhjetori, por zhvillimi i saj ishte i pamundur.
Pas këtij vendimi, Rennes e mbylli grupin në vendin e parë me 14 pikë, duke u kualifikuar për në fazën e ardhshme, Vitesse me 10 pikë në vendin e dytë, ndërsa anglezët të tretët me 7 pikë.
Tashmë për Conten, i cili ndali Liverpoolin në një barazim 2-2 mbrëmjen e së dielës, i gjithë përqendrimi do të jenë në Premier League, ku sezoni nisi keq, ndërsa tashmë kanë arritur të marrin disa rezultate pozitive radhazi.