Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili akuzohet se shpërndante drogë gjatë kohës që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, kanabis, 3 aparate celulare, 1 automjet tip “BMW”, 3380 euro dhe një sasi lekësh.
Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.