Tetë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit Covid-19 në vendin tonë.
Viktimat janë një qytetar nga Ballshi 59 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Lushnja 80 vjeç.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 1658 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 nga 5367 testime që janë kryer.
795 raste janë në Tiranë, 76 Vlorë, 66 në Durrës, 60 në Shkodër, 57 në Fier, 54 në Gjirokastër, 47 në Lushnje, 44 në Elbasan, 37 në Berat, 29 në Kamëz, 27 në Krujë, 25 në Kavajë, 24 në Kurbin, 20 në Vorë, 19 në Sarandë, 18 në Lezhë, Tepelenë, Pogradec, 14 në Dimal, 12 në Patos, Korçë, Kuçovë, Skrapar, 11 në Mirditë, Devoll, 10 në Has, Divjakë, 9 në Shijak, Peqin, 8 në Dibër, Gramsh, 7 në Pukë, Mat, Mallakastër, 6 në Vau i Dejës, Delvinë, Belsh, 5 në Rrogozhinë, Përmet, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Himarë, 3 në Fushë-Arrëz, Tropojë, Selenicë, Poliçan, 2 në Konispol, Maliq, Kolonjë, Librazhd, 1 në Bulqizë, Dropull, Memaliaj, Cërrik, Prrenjas.
Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 2005 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 220,684 që nga fillimi i epidemisë.