Drejtori i Departamentit të Komunikimit në FSHF, Andi Verçani ka dalë sot në një konferencë për mediet, ku ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, se ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm në takimin e zhvilluar mbrëmjen e kaluar.
Ai ka publikuar edhe një audio, ku Veliaj dëgjohet të përdorë një fjalor vulgar ndaj FSHF-së.
“Mbrëmjen e djeshme, pak orë përpara Asamblesë, në mënyrë të beftë dhe shumë të papritur për ju por jo për ne, është zhvilluar një takim nga kryetari i Bashkisë Tiranë me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe të Shoqatës Rajonale Tiranë, ku mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës iu është bërë një listim i gjërave që duhet të bëjnë. Do jua vendos në dispozicion të gjithë medieve në këtë sallë dhe të gjithë medieve, ta kenë gjithë materialin në audio prej 27 minutash.
I gjithë materiali që nga ky moment do jetë në dispozicionin tuaj, ka faza shumë të rënda, fjalori është i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Një fjalor prej një rrugaçi dhe si i fortë lagjeje, në disa momente shfaqet edhe si prokuror.
Disa akuza janë: ‘Nesër do mblidhemi në Parkun Olimpik të Tiranës dhe do shkojmë në FSHF për t’u bërë shurrën’. Do ta dëgjoni në materialin audio.”– tha Verçani.
Verçani lexon disa nga fjalitë e Veliajt që dëgjohen në audio:
‘Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, por edhe Jezusi dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin luftën time.’
‘Unë do bëj çdo gjë për t’u nxirë jetën këtyre me prokurori dhe me Spak.’
‘Nuk tërhiqemi dot tani edhe po të duam, pasi prokuroria është vënë në lëvizje’.
‘Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vendosur në kontroll.’
‘Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kreytarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë dinjitetin, ju ka marrë burrërinë?! Si mund të presë robi koq*t dhe të sillet si rrotë k**i?! Ndërkohë që është njeri i futbollit.
‘Nuk jemi kur*a që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën.’
‘E di që kanë bërë disa veta këtë gabim. Sot do e keni juristin dhe noterin në fund të sallës, dhe do të firmosni.’
‘Votat tona janë sot këtu me noterin tonë. Pasi të shpartallojmë Tiranën do ikim qytet më qytet.’
‘Jam kryetar Bashkie, dua ta kontrolloj unë futbollin. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Ju do mbështesni në bllok kryetarin Prodani’.