Largimi i Beatrix nga shtëpia e BBV u përfol gjatë. Madje, këngëtarja reagoi vetëm pak ditë pas eliminimit duke thyer kështu heshtjen e saj.
Ajo shkruante në një postim në Instagram se nuk do të ndryshonte asgjë nga eksperienca e saj si dhe theksoi ndër të tjera se Donaldin e pret jashtë për të vijuar më tej me lidhjen e tyre.
Mirëpo mbrëmë Trixa i habiti të gjithë! Ajo publikoi këngën e saj më të re menjëherë pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Kënga mban titullin ‘Faj’ dhe duket qartazi që është një dedikim për lidhjen e saj me Donaldin.
“Kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet Lëre! Lëri se ça thonë (më the)! Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton! Tjerët lëri t’xhelozojnë, oh se kanë, se kanë idenë se çfarë ne përjetojmë”, thotë një pjesë e tekstit të Trixës.
Deri më tani, Donaldi nuk e ka dëgjuar ende këngën e të dashurës së tij, por ka qenë Romeo ai i cili ka reaguar pas publikimit të projektit muzikor të Beatrix.
Romeo e ka pëlqyer këngën e madje e ka postuar në faqen e tij të Instagramit.
Madje, Romeo mbështeti haptazi lidhjen e Donaldit me Beatrix kur ai u fut brenda shtëpisë së BBV për të surprizuar vëllanë e tij pak kohë më parë.