Qytetarët dhe sipërmarrësit nuk iu nënshtruan virusit të panikut dhe, falë kësaj, ekonomia e vendit po stabilizohet, deklaroi në parlament presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
”Qytetarët dhe sipërmarrësit mbetën të bashkuar në sfondin e lajmeve për një luftë të mundshme me Rusinë dhe nuk iu nënshtruan panikut”, shtoi ai.
“Ekonomia jonë po stabilizohet, gjithçka është nën kontroll. Sistemi financiar është më i mirë”, deklaroi Zelensky duke shtuar se tregjet financiare ndërkombëtare për bonot e Ukrainës prej një jave po reagojnë pozitivisht.
Ditët e fundit Zelensky kishte kritikuar alarmet e SHBA për një pushtim rus të supozuar të afërt të Ukrainës duke paralajmëruar se kjo rrezikonte të krijonte “panik” në mesin e popullsisë për të dëmtuar ekonominë.