Ukraina pret që Rusia të sulmojë Kievin me forca të blinduara, duke thënë se e premtja do të ishte dita më e vështirë e luftës, deklaroi një këshilltar i ministrit të Brendshëm.
Anton Herastshenko vuri në dukje se ushtria ukrainase në Kiev është gati, e pajisur me raketa antitank, të cilat i janë ofruar vendit nga aleatët e saj të huaj.
Nga ana e saj, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar, vlerësoi se forcat ruse mund të mbërrijnë më vonë në zonat jashtë Kievit, pasi kryeqyteti ukrainas dhe zona të tjera u bombarduan më herët sot.
Ajo shtoi se forcat e ushtrisë ukrainase që mbrojnë Kievin në katër fronte po përballen me një forcë numerikisht superiore.