Kryeministri britanik, Boris Johnson, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky, gjatë së cilës vlerësoi kurajon dhe heroizmin e popullit ukrainas, përballë fushatës së dhunshme të nisur nga Rusia.
Sipas “Downing Street”, Johnson dhe Zelensky diskutuan për zhvillimet në Ukrainë, ku trupat ruse kanë lëshuar raketa dhe kanë sulmuar me artileri edhe qytetet.
“Bota është e bashkuar ndaj asaj që Putin po bën. Ajo duhet të tregojë se presidenti rus nuk mund të sillet kështu dhe të shpëtojë pa u ndëshkuar”, raportohet të jetë shprehur Johnson