Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në punimet që po kryhen në qytetin e Beratit, në kuadrin e projektit të fazës së dytë të Programit të Rilindjes Urbane.
Rama teksa inspektonte punimet, u ndal te kopshti i Xhamisë Mbret, ku kërkoi që aty në atë zonë, në bazë të pemëve dhe luleve që përmenden në Kuran të ndërtohet një kopsht i bukur.
Ai ia delegoi këtë detyrë posaçërisht kryetarit të bashkisë së Beratit, Ervin Demos.
“Merr hap Kuranin, pemë, lule të Kuranit mbilli këtu rreth e rrotull xhamisë. Mbilli ti. Del spektakël. Pjesa tjetër përfshihet deri poshtë dhe kjo bën realisht që të duket si koka e nuses në një fustan të gjatë dasme”, tha Rama.