Politika Emrat që morën vëmendje në Këshillin e ri Kombëtar të PD

Emrat që morën vëmendje në Këshillin e ri Kombëtar të PD

Pas më shumë se 8 orë numërim, në selinë blu, u shpallen emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.

Në listën e lexuar nga Albana Vokshi bie në sy rikthimi i disa figurave historike të Partisë Demokratike që gjatë viteve të fundit ishin distancuar nga politika ose kishin krijuar parti të reja.

Një vend në Këshillin Kombëtar kanë marrë Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Arben Imami apo edhe Sherefedin Shehu.

Në 150 emrat e Këshillit Kombëtar që u votuan nga delegatët spikasin edhe disa intelektualë dhe artistë që afrohen për herë të parë në strukturat e PD si Renis Gjoka, Bujar Kapexhiu dhe Ilir Alimehmeti.

Në këshillin Kombëtar, përveç 1500 anëtarëve që u votuan, futen edhe 52 deputetët, 72 kryetarët e degëve dhe disa figura të PD që kane mbajtur poste të larta shtetërore.

Këshilli Kombëtar pritet të konstituohet brenda pak ditësh dhe t’i hapë më pas rrugën ngritjes së kryesisë dhe strukturave të reja të PD.