Sport Mbappé mbret i merkatos te PSG: Dëshiron të largojë 14 persona (përfshirë...

Mbappé mbret i merkatos te PSG: Dëshiron të largojë 14 persona (përfshirë Pochettinon dhe Neymar)

Kylian Mbappé ka pranuar të qëndrojë te PSG dhe ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin parisien. Për të pranuar rinovimin, megjithatë, 23-vjeçari nuk ka marrë vetëm një super propozim financiar.

Për ta bindur, në fakt duheshin të tjera gjëra: e drejta e imazhit, por mbi të gjitha vendimmarrja. Francezi tani nuk është më vetëm një lojtar, por gjithashtu mund të marrë vendime për klubin apo merkaton, pavarësisht se e mohoi këtë gjë në daljen publike pas rinovimit. E megjithatë, sipas mediave franceze, Mbappe ka përgatitur një listë të zezë me katërmbëdhjetë persona që do të donte të largoheshin nga Parc des Princes.

Në Paris ditët e fundit nuk flitet vetëm për futbollistë të mundshëm të ardhshëm. Diskutohet edhe për largime të mundshme dhe sipas AFE dhe EFE tashmë ka një listë të zezë me 14 emra, të hartuar nga xhevahiri i klubit, Kylian Mbappé.

Emri i parë: Maurizio Pochettino. Me largimin e drejtorit sportiv Leonardo dhe ardhjen e portugezit Luis Campos, me shumë mundësi do të konfirmohet edhe lamtumira e trajnerit. Argjentinasi e ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar, por mesa duket 23-vjeçari nuk është mes fansave të tij. Një tjetër emër në listën e zezë është ai i Neymar. Braziliani në orët e fundit e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Paris për të përfunduar kontratën që e lidh me skuadrën franceze deri në qershor të vitit 2025. Por, gjërat për të mund të komplikohen, sepse raporti me Mbappe nuk është ai më i miri.

Pastaj janë argjentinasit Leandro Paredes dhe Mauro Icardi. Sa i përket mesfushorit, amerikano-jugorët nuk janë dakord me filozofinë e Mbappe. Nga ana tjetër, ish-lojtari i Interit nuk është pjesë e planit të klubit dhe 23-vjeçari do të donte që ai të largohej këtë verë. Në listën e zezë janë edhe gjermanët Thilo Kehrer dhe Julian Draxler.

Por lista është e gjatë. Tre spanjollët, Ander Herrera, Pablo Sarabia dhe Sergio Rico. Kontrata e mesfushorit të Bilbaos do të përfundojë në qershor 2024, por disa skuadra të La Ligës tashmë po e monitorojnë. Sarabia do të përfundojë huazimin te Sporting i Lisbonës dhe do të rikthehet te PSG, por duket qartë se nuk do të ketë hapësirat që do të donte. Nga ana tjetër, Rico do të përfundojë huazimin e tij te Mallorca dhe duhet të kthehet në Francë në fund të qershorit dhe më pas të largohet për një destinacion tjetër. Në listën e zezë, megjithatë, janë edhe Daniel Pereira, Layvin Kurzawa, Juan Bernat dhe Colin Dagba. Së fundi, me ta, Idrissa Gueye.