Një nga emrat më të njohur të RTSH, Kristaq Kristo, është shuar në moshën 71 vjeçare.
Kristo është ndër të parë që nisi punë në studiot e Televizionit Shqiptar në vitin 1972, kur ai sapo kish nisur transmetimet e përditshme.
Fillimisht ai ishte operator zëri në studio, për të kaluar në studiot lëvizëse.
Filmi i tij i parë i Kristos si operator zëri ishte “E fshehta e një nate” në vitin 1978.
Më pas vijnë filmat e tjerë “Koha nuk pret”, (1984), “Shokë të një skuadre” (1984), “Zambakët e bardhë” (1984), “Rikonstruksioni” (1989), nderuar me çmim, “Fletë të bardha” (1990), “Një baba tepër” (2000).
Firmën e Kristaq Kristos e mbajnë edhe në disa dokumentarë të njohur të RTSH mbas viteve 2000, mes tyre “Me biçikletë në Shkodër” (2012) të gazetarit Agron Bala.
Arkiva e filmit të RTSH shënon edhe shumë vepra që si operator zëri kanë Kristaq Kriston.
Përmendim serialin e vitit 2008 “Dhimbja e dashurisë” dhe me pas “Shtrembët” (2009), “Realitete paralele” (2009), “Mysafirët”, “Vdekja e gjysh Trifonit” (2009), “Përtej kufijve” (2009), “Hakmarrja” (2009), “Dy shokët” (2010), “Paratë” (2010), “Një natë me mot të kthjellët” (2010), “Dyer, dyer” (2011), “Bela” (2011), si dhe filmi me seri “Millenium” (2014).
Vepra e fundit të Kristos janë ato me regjisorin e mirënjohur Arian Culiai në filmin telekomedi, “Përrallë moderne” (2018) si mjeshtër zëri dhe në filmin “The clown” (2019).