Aktualitet U godit nga tenda e kalçetos, humb jetën 22-vjeçari në Sarandë

U godit nga tenda e kalçetos, humb jetën 22-vjeçari në Sarandë

Moti i keq që përfshiu gjatë mbrëmjes Sarandën i ka marrë jetën një djali vetëm 22 vjeç.

I riu Armando Kazma, i cili mbeti i plagosur nga tenda mbrojtëse e një kalçetoje e cila u rrëzua për shkak të motit të keq, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit.

22-vjeçari Armando Kazma u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë pak kohë më pas.

Qyteti i Sarandës është përfshirë nga shiu i rrëmbyer gjatë orëve të mbrëmjes së sotme. Mësohet po ashtu se si pasojë e shiut dhe erës, në Ksamil ka ndërprerje të energjisë elektrike.