Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet. Nga kjo e premte nafta do të shitet 232 lekë/litri nga 237 lekë/litër që shitej.
Benzina do të shitet me 192 lekë/litri, ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm do të jetë 78 lekë/litri
“Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 shtator 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.