Aktualitet “Ambasada, bazë operative e shërbimeve sekrete”, Fevziu: I domosdoshëm dëbimi i diplomatëve...

“Ambasada, bazë operative e shërbimeve sekrete”, Fevziu: I domosdoshëm dëbimi i diplomatëve iranianë

Gazetari Blendi Fevziu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria nuk ka pasur raporte me Iranin derisa u strehuan në vendin tonë muxhahedinët. Sipas gazetarit marrëdhëniet me Iranin u tensionuan pikërisht për strehimin e muxhahedinëve.

“Raportet mes Shqipërisë dhe Iranit ka qenë problematike, kjo për një periudhë afatgjatë për arsye të vendosjes se muhamedanëve në Shqipëri. Janë vendosur në Manzë të Durrësit. Raportet Shqipëri-Iran kanë qenë zero deri në momentin që muxhahedinët u larguan nga Iraku bashkë me SHBA dhe një pjesë janë vendosur në Shqipëri. Këtu lindi tensioni dhe konflikti me Iranin”, u shpreh gazetari.

Fevziu u shpreh më tej se vendimi i qeverisë shqiptare për dëbimin e diplomatëve iranianë ishte i domosdoshëm.

“Ne kemi pasur disa tentativa të Iranit të deklaruara, të denoncuara nga shërbimet sekrete për të bërë terror në Shqipëri. Zgjidhja e Shqipërisë, vendimi i Shqipërisë ishte i domosdoshëm. Një ambasadë e Iranit me një personal kaq të madh në Tiranë ishte një bazë operative për shërbimet inteligjente që dëmtonte sigurinë e Shqipërisë”, tha më tej Fevziu.