Bota Gjermania do instalojë TEC-e lundruese me naftë për të siguruar energji elektrike...

Gjermania do instalojë TEC-e lundruese me naftë për të siguruar energji elektrike për dimër

Pas sigurimit të pesë terminaleve lundrues të LNG, Gjermania po dyfishon infrastrukturën emergjente për përballimin e nevojave të energjisë për dimrin e ardhshëm: Termocentrale lundruese në formën e anijeve që punojnë me naftë (poëer barges) pritet të ndihmojnë në balancimin e nevojave të rrjetit elektrik të vendit pas dorëheqjes së vendit prej përdorimit të energjisë bërthamore në fund të këtij viti.

Të hënën (5 shtator), operatorët gjermanë të rrjetit të energjisë publikuan rezultatet e stres-testit të planifikuar për të analizuar parametrat e rrjetit në kontekstin e dimrit të ardhshëm. Pavarësisht paralajmërimeve për ndërprerje shumë-orëshe të energjisë, Ministri i Ekonomisë dhe Veprimit Klimatik, Robert Habeck konfirmoi tërheqjen e planifikuar të vendit nga përdorimi i energjisë bërthamore sic qe parashikuar me afat deri në fund të vitit 2022.

Ky ndalim i përdorimit të energjisë bërthamore prej Gjermanisë do të menaxhohet pjesërisht prej mbajtjes në gjendje të ftohtë reaktorëve në dy termocentrale bërthamorë rezervë, të cilat mund të riaktivizohen nëse është e nevojshme për të siguruar stabilitetin e rrjetit në jug të vendit.

“Në veri, mbajtja e centralit të fundit bërthamor në gatishmëri nuk do të jetë e nevojshme”, tha ministria e Habeck.

“Është e mundur që termocentrale të lëvizshme me naftë të mund të dislokohen brenda një kohe të shkurtër në formën e anijeve të përshtatura si termocentrale, të ashtuquajturat “power barges””, deklaroi të martën një zëdhënës i ministrisë së ekonomisë dhe klimës.

Mbajtja e një rrjeti të qëndrueshëm të energjisë elektrike kërkon një veprim të vazhdueshëm balancues për të mundësuar sinkronizmin e sistemit dhe për të shmangur ndërprerjet.

Por siç komentojnë analistët, Gjermania ka mbetur prapa në zgjerimin e nevojshëm të rrjetit për vite me radhë.

Zgjerimi i kapaciteteve të energjive të rinovueshme dhe zgjerimi i rrjetit elektrik janë ngadalësuar vitet e fundit dhe kjo ka pasur një ndikim veçanërisht negativ në jug të vendit,” shpjegoi Habeck.

Ndarja midis Veriut dhe Jugut është e habitshme. Në jug, ku kërkesa është më e lartë, ka shumë termocentrale bërthamore dhe me gaz, ndërsa në veri, ku kërkesa është më e ulët, prodhimi i energjisë dominohet nga energjia e erës.

Transmetimi i kufizuar i energjisë së erës nga veriu në jug ka qenë prej kohësh një problem për Gjermaninë për shkak të hezitimit të popullatës jugore për të investuar në ndërtimin e ndërtuar linjave të reja të transmetimit.

Si rezultat, pjesa jugore e rrjetit has vështirësi edhe kur prodhimi i energjisë në Veri është i lartë. Nëse kjo ndodh, Gjermanisë mund t’i duhet të rifunksionalizojë dy termocentralet e saj bërthamore jugore, siç njoftoi Habeck të hënën.

Në një skenar ku energjia e erës dhe ajo diellore është e kufizuar barget e energjisë do të mund të përdoren në vend të termocentralit të mbetur bërthamor në veri, shpjegoi ministrja Habeck.

‘Powerships’

Si mundi të përfundojë Gjermania duke zëvendësuar prodhimin e energjisë elektrike bërthamore me impakt të ulët karbonik me një alternative më ndotëse si energjia fosile e naftës?

Përgjigja qëndron në ligjin që sanksionon kufizimin e përdorimit të energjië bërthamore, i cili përcakton se teknologjitë me rrezik më të ulët duhet të përdoren nëse janë të disponueshme, shpjegoi një zëdhënës i ministrisë. Dhe kësisoj, barget e energjisë duket se janë zgjedhja e preferuar e qeverisë.

Pra, çfarë janë saktësisht këto barge të energjisë? Më e hershmja prej këtyre “poëership” u ndërtua në vitin 1931 duke shndërruar një anije në një termocentral lundrues. Ideja u bazua në konceptin e ankorimin të anijes pranë një zone që vuante prej ndërprerjes së energjisë me qëllim rivendosjen e saj.

Ky koncept vazhdon të implementohet edhe në ditët e sotme. Në vitet 1990, ky mekanizëm u kthye në një alternativë të preferuar për ti dhënë energji vendeve në zhvillim.

Vendet e pasura me naftë si Venezuela ishin në gjendje të merrnin me qira anije të tilla duke shfrytëzuar naftën vendase për ti përdorur ato për prodhim energjie, kësisoj duke “duke siguruar akses në energji elektrike të shpejtë, të përballueshme dhe të besueshme”, sic shprehet Karpowership, një aktor i rëndësishëm turk i kësaj industrie. Megjithatë, numri i disponueshëm i këtyre anijeve mbetet i kufizuar.

Disa vlerësime e vendosin numrin e tyre në rrafsh global në mbi 75. Poëer Barge Corp me bazë në Teksas pretendon se ka 22 anije që funksionojnë me naftë dhe 25 të tjera me gaz. Karpowership, nga ana e saj, operon më shumë se 30 barge që prodhojnë energji elektrike dhe premton gatishmëri operacionale brenda 60 ditëve.

Shumica e tyre janë të vendosur në vendet në zhvillim. Karpoëership përmend Kubën, Senegalin dhe Indonezinë midis projekteve të tyre në zbatim e sipër. Në vitin 2008, kompania vendosi tre anije në Irak, duke furnizuar 15% të nevojave të vendit për energji elektrike.

“Flota e anijeve të Karpowership varion në kapacitet nga 36 MË-480 MË dhe dorëzohet gati për t’u lidhur me rrjetin elektrik të një vendi në vetëm 30 ditë,” deklaroi një zëdhënës për EURACTIV.

Europa po përballet sot me një emergjencë energjitike dhe për çdo 100 MË energji elektrike të prodhuar nga këto anije në sajë të përdorimit të naftës, mund të kursehen rreth 400 milionë euro në vit,” shtuan ata.

Qeveria gjermane deri më tani nuk ka komentuar se nga do të vijnë anijet që do të zëvendësojnë termocentralin bërthamor. (euractiv.com)